Instagramming

Çfarë ka të dyshimtë në raportin Donald-Beatrix

Shkruar nga Anabel

22 Shkurt 2022

Çfarë ka të dyshimtë në raportin Donald-Beatrix

Pra, dramat e “Big Brother VIP” nuk kanë përfunduar me mbarimin e programit? Ha ha, sigurisht që jo.

E prisja. Rikthehemi te çifti Donald-Beatrix. Rikthehemi. Në finale, kur ndodhi takimi i shumëkomentuar midis të dyve – Triksa hyri në shtëpi për të performuar “Wicked Game” – u vu re se Donaldi nuk ia fshehu faktin që nuk e kishte pritur mirë mungesën në darkën e organizuar nga produksioni. Pavarësisht se pati puthje dhe përqafime, ai tha me shaka “po sikur të mos dal Arbana? Të bëj atë që bëri ajo ditën e premte?”. Kur e takoi i tha “çne që erdhe?”.

Po mirë, janë hatërmbetje të kuptueshme mes një çifti, sidomos kur bëhet fjalë për formate të tilla ku je i vëzhguar nga kamera në 24 orë. Dakord, por përfundimi i programit la sërish vend për dyshim.

Pse? Që pas daljes nga shtëpia, Donaldi dhe Beatrix nuk janë shfaqur në asnjë moment në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Të paktën në rrjete sociale. Po, vlen për t’u përmendur që bëhet fjalë të paktën për rrjetet sociale. Ndryshe nga DJ PM dhe Sara, Einxhel dhe DJ Dagz, Donaldi dhe Triksa nuk kanë gjetur kohë për të përshëndetur fansat #trixadon.

Po pra, mungesa e fotove nuk nënkupton që nuk kanë qenë bashkë. E vërtetë, por nuk ishin bashkë as në festën e organizuar nga stafi i “Big Brother VIP” dje mbrëma.

Kush tha? Burime për Anabel thonë se Beatrix ishte e shoqëruar nga i vëllai, Alban Ramosaj, dhe qëndruan shumë pak në festë.

Çfarë ka të dyshimtë në raportin Donald-Beatrix

Po Donaldi? Donaldi u shfaq i veshur si Spider-Man, pastaj u ndërrua dhe iu bashkua Elgit Dodës për të performuar këngën “TL”, tekstin e të cilit e ka shkruar ai dhe është dedikim për lidhjen me Borën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ? (@alyriics)

Oh, jo të lutem! Ta lëmë Borën jashtë kësaj. Informacion shtesë ishte gjithsesi, nuk ka lidhje me dyshimet.

E kuptoj. Pra, po thua që mosqëndrimi bashkë në festë lë vend për dyshim. Domosdo! Pse duhet që dy njerëz të lidhur të shkojnë më vete në festë dhe mbi të gjitha, të mos qëndrojnë bashkë në asnjë moment.

A ka ndonjë ide pse mund të ketë ndodhur. Nuk e dimë. Pak ditë më parë, kur ishte brenda shtëpisë dhe Donaldit iu tha nga Einxheli se Beatrix mund të jetë jashtë vendit (kujtoj se qëndroi disa ditë në Dubai), Donaldi nuk e priti mirë dhe u shpreh se nuk do t’i fliste me gojë nëse kish ndodhur kështu.

Pse? E paqartë. Ndoshta i është dukur i pakuptimtë udhëtimi i saj në një kohë kur mospjesëmarrja në spektakël për shkak të komenteve të bëra nga Ermal Mamaqi dhe Salsano Rapi, mund ta penalizonte Donaldin në sytë e publikut. Ai la të nënkuptuar se mungesa e saj mund të ndikonte negativisht.

Ok, tani u lidhën pikat. Këto janë thjesht supozime, të sqarohemi.

Beatrix ka komentuar? Jo, por familjarët e saj kanë postuar “mirëmëngjesi vetëm Triksës”.

Çfarë ka të dyshimtë në raportin Donald-Beatrix

Çfarë ka të dyshimtë në raportin Donald-Beatrix

Më kujtoi diçka. E marr me mend çfarë.

E dyshimtë gjithë situata. Ndoshta po, ndoshta jo.

Përditësim: Donaldi dhe Beatrix i japin fund lidhjes