KORONAVIRUS

Ndryshimi i ri në masat anti-Covid: Çfarë ka vendosur Komiteti Teknik

Shkruar nga Anabel

23 Shkurt 2022

Ndryshimi i ri në masat anti-Covid: Çfarë ka vendosur Komiteti

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të reduktojë ditët e izolimit për personat e infektuar me Covid-19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pas udhëzimeve të ISHP-së njoftoi se personat që kanë rezultuar pozitivë duhet të qëndrojnë vetëm 5 ditë në izolim.

Ndërkohë ekspertët e Komitetit Teknik rekomanduan reduktimin e periudhës së vaksinimit me dozën e tretë përforcuese, nga 6 muaj që është aktualisht, në 5 muaj pas dozës së dytë, duke theksuar kështu rëndësinë e vaksinimit me dozën përforcuese.

Përsa i përket masave të tjera që janë aktualisht në fuqi, përfshi këtu edhe fashën orare 23:00-06:00, ministrja Manastirliu tha se ekspertët e Komitetit Teknik do t'i rivlerësojnë gjatë ditëve në vijim.