Nëse në mendjen tuaj Kendall Jenner është gjithmonë brune, bëni mirë ta harroni për pak! Në fillim të kësaj jave, Kendall u zgjua dhe mendoi të kthehej në xhinxher! Si duket?
Përveçse po i shijon shumë flokët e rinj, Jenner duket e lumtur teksa ecën rrugëve të Parisit.
Paparacët u kujdesën ta fotografonin në çdo pozicion të mundshëm teksa luante me flokët. Ideja për t'u shndërruar në "kokëkuqe"? Java e Modës në Milano dhe ekzaktësisht sfilata për koleksionin vjeshtë/dimër të Prada-s.
Pavarësisht tundimit për të ndryshuar, Kendall me siguri do t'i mbajë gjatë flokët xhinxhet, duke qenë se ditët e fundit e ka bërë të qartë se ka marrë në kontrroll gjithçka që lidhet me imazhin e saj.
Nëse ndryshoni flokët, sigurohuni ta bëni me energjinë e Kendall-it!