Kurioziteti i fëmijës i shprehur me pyetje ndaj nesh për çdo fenomen a mendim që ju vjen (sidomos prindërit që e kuptojnë shumë mirë këtë gjë), shpeshherë na bën të ndihemi çuditshëm, të papërgatitur edhe të paditur para tyre. Ritmi i imagjinatës së fëmijëve, sidomos në këto kohëra që po jetojmë me mundësi pafund, është pak i vështirë për t’u shpjeguar ose për t’u arritur dhe me përgjigjet e këtyre pyetjeve do keni mundësi të kuptoni pak më tepër mendimet e fëmijës suaj gjatë komunikimit dhe mënyrës si shprehet:
- “Më thuaj diçka që ti di ta bësh dhe mund t’ia mësosh gjithashtu dikujt tjetër”
- “Nëse ti do kishe mundësinë të ishe një tingull (ose të zgjidhje), cili do të ishe (ishte)?”
- “Cila është gjëja më gazmore që të ka ndodhur?”
- “Si mendon se do jetë jeta jote në të ardhmen?”
- “Cila është gjëja më e mrekullueshme që të ka ndodhur deri më tani?”
- “Kush është shoku/shoqja më i/e mirë dhe pse?”
- “Nëse do zgjidhje një emër tjetër për veten, cili do ishte ai emër?”
- “Cila është gjëja më interesante që bëri dikush?”
- “Si do ta ndryshoje botën nëse do ishte e mundur?”
Artikuj të rekomanduar:
- Studimi i ri: Pse fëmijët duhet të luajnë me kukulla, pavarësisht gjinisë
- Zbulo ç'lloj prindi je ti (ose do të jesh)
- Ca pyetje fëmijësh që me siguri të rriturit s'i japin dot përgjigje
- Shenjat që tregojnë se fëmija vuan nga ADHD
- Për prindërit: Cilat janë simptomat e ankthit te fëmijët
- A janë të rrezikshme konkurset për fëmijë?
Burimi: Scholastic