Gjatë eventit të djeshëm "Critics Choice Awards", të gjithë sytë ishin mbi Rita Orën teksa ndaloi në tapetin e kuq. Këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan të cilin ju do ta bëni screenshot tani për t'u frymëzuar për eventin e parë që e meriton këtë veshje! Rita ia doli ta jepte ndjesinë e rehatisë përmes një fustani shumë "lakuriq".
I dizenjuar nga Elie Saab Couture, fustani kadifë në ngjyrë vishnjë i Ritës vinte i prerë në njërën anë të këmbës deri thuajse në bel, ku qartazi dallohej që këngëtarja ishte pa të brendshme.
Nga të gjitha këndet, fustani, ndonëse *ekstra* duket elegant, i sofistikuar dhe shumë po shumë sensual.
Në event Ora u shfaq me partnerin e saj , Taika Waititi me të cilin po shijon romancën që prej marsit të 2021-shit.