Mendja

'Zombie scrolling' - Çfarë është dhe si po ndikon në shëndetin tonë mendor

Shkruar nga Anabel

15 Mars 2022

'Zombie scrolling' - Çfarë është dhe si po

Kushedi sa herë e kemi “kapur veten mat” duke lëvizur gishtin lart në mënyrë të pakontrollueshme, gjithnjë në kërkim të asgjëje në fakt, pa e kuptuar se kanë kaluar orë të tëra para ekranit dhe pa bërë asgjë produktive. A keni dëgjuar për “Zombie Scrolling”?

“Zombie Scrolling Syndrome” është një term i krijuar nga kompania e sigurisë McAfee në vitin 2016 për të përshkruar efektet e varësisë nga telefonat celularë. Përkufizohet si "lëvizje pa mendje, pa destinacion apo përfitim të vërtetë, thjesht duke parë me radhë çfarë ju del përpara."

Sipas një studimi, në një ditë të vetme, një person mesatar kalon nëpër të paktën 100 metra gjatësi vetëm duke parë çfarë i shfaqet në ekran nëpër rrjete sociale.

“Faktorët psikologjikë dhe neurobiologjikë janë në lojë dhe truri ynë është i përgatitur për t'iu përgjigjur rrjeteve sociale, sepse është një lloj sistemi shpërblimi dhe në një formë a tjetër edhe argëtimi edhe pse shpesh ndodh pa arsye”, shpjegon Don Grant, Drejtor i Shërbimeve Ambulatore të Newport-it në Santa Monica. Ashtu si minjtë në një laborator, duke tërhequr vazhdimisht një levë me shpresën për të marrë kënaqësi, ne vazhdojmë të lëvizim në kërkim të një përvoje në internet që do të na sjellë kënaqësi. Është natyra e rastësishme e këtyre shpërblimeve, qofshin ato në formën e pëlqimeve, reagimeve pozitive, një reklame apo postimi që na rrëmben, që përbën sjelljen e zakonshme.

89% e njerëzve ndjejnë një lloj akthi dhe pasigurie kur nuk e kanë telefonin me vete.

'Zombie scrolling' - Çfarë është dhe si po

Si ndikon ky veprim i “Zombie Scrolling” në shëndetin tonë mendor?

“Për të rinjtë, ndikimi i asaj që ata po shohin në rrjetet sociale mund të jetë jashtëzakonisht çrregullues dhe sa më gjatë ta bëjnë këtë gjë, aq më shumë do të ndikojë tek ata,” thotë Dr. Grant. "Lëvizja nuk nënkupton thjesht shikimin e diçkaje, emocionet janë të lidhura dhe është personale." 

Imazhet "perfekte" të kuruara me kujdes në aplikacion shkaktojnë ndjenja zilie dhe inferioriteti. Përveç emocioneve negative, qëndrimi shumë gjatë para ekranit pengon të përfshihemi në përvoja pozitive.

Probleme të tjera janë: lodhje e syve, vështirësi për t’u fokusuar, ndjenjë shkëputjeje emocionale dhe simptoma të tjera që shkakton varësia nga telefoni (që sigurisht duhet t’i keni vënë re). Një tjetër pasojë negative që shkakton ky veprim është pagjumësia.

4 hapat për të hequr dorë nga kjo “sëmundje”:

- Punoni me veten dhe mësoni se si të largoni varësinë nga telefoni.

- Përdorni të dhënat në telefon për të mbajtur shënim se sa kohë po shpenzoni në secilën platformë.

- Më pas, identifikoni situatat në të cilat po e bëni këtë veprim, kur po qëndroni më tepër para ekranit dhe kuptoni pse po ndodh pikërisht në ato momente. A jeni i mërzitur? Të shqetësuar? 

- Vendosni se çfarë doni të ndryshoni dhe bëni një plan për t'ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja duke shmangur sa më tepër telefonin në përditshmëri.

- Nëse doni të ndaloni këtë “zombie scrolling” zëvendësojeni me një sjellje tjetër, me një aktivitet tjetër. Është një mundësi e mirë për të njohur veten më tepër, për të bërë aktivitete që kishe kohë pa i bërë, mund të lexosh ndonjë libër etj.

Mjekët e shëndetit mendor bëjnë vazhdimisht thirrje për minimizimin e kohës para ekranit, sidomos kur bëhet fjalë për rrjetet sociale.