Organizata Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë ka paralajmëruar se bota po përballet me një krizë ushqimore për shkak të rritjes së çmimeve dhe faktit që të korrat janë në rrezik si pasojë e luftës në Ukrainë.
Sulmet në Ukrainë kanë shkaktuar kaos në sistemet ushqimore në botë: eksporte të bllokuara, njerëz që nuk punojnë dot tokën dhe fermerë që nuk marrin dot furnizimet jetike. Te cilat ushqime do të vihet re ndikimi i luftës në Ukrainë?
Bukë, makarona dhe drithëra
Gruri është përbërësi kryesor i këtyre ushqimeve të përditshme dhe pothuajse një e treta e grurit në botë furnizohet nga Rusia dhe Ukraina (njihen si shporta e bukës në Europë). Portet janë mbyllur dhe infrastruktura është në kaos. Për momentin, gjetja e burimeve të tjera do të thotë se çmimet po rriten dhe kostoja e grurit tashmë ka arritur nivele rekord. Më shumë se 50 vende varen nga Rusia dhe Ukraina për grurin. Mungesa ose rritja e kostos për grurin ndikon te artikujt ushqimorë thelbësorë si buka, makaronat dhe drithërat.
Vaji
Rusia dhe Ukraina përbëjnë rreth 70 deri në 80% të eksporteve globale të vajit të lulediellit. Vetë luledielli është lulja kombëtare e Ukrainës. Sezoni i mbjelljes është nga prilli deri në maj dhe ka të ngjarë të ndikohet nga konflikti. Me më pak njerëz për të punuar tokën, për shkak largimit nga vendi dhe mungesës së furnizimeve, nuk ka gjasa që situata të përmirësohet.
Përpos konsumatorëve, vaji i lulediellit përdoret masivisht nga kompanitë për të bërë ushqime të skuqura, gjë që mund t’i detyrojë kompanitë të rrisin çmimet.
Misri dhe mishi
Misri është një tjetër produkt ushqimor kryesor që rritet zakonisht në Ukrainë dhe Rusi. Si eksportuesit e katërt dhe të pestë më të madh të misrit, së bashku këto shtete përbëjnë rreth një të pestën e totalit të eksporteve të misrit.
Misri mund të ketë një ndikim në prodhimin e mishit sepse përdoret si ushqim për kafshët në shumë vende të botës dhe rritja e çmimeve mund të nënkuptojë rritje të kostos së mishit.
- Dita 21 e luftës: Si është situata në Ukrainë
- Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
- Çfarë konsiderohen krime lufte dhe a mund të dënohet Vladimir Putin?
- ‘Makina e luftës’ e Rusisë do të synojë vende të tjera europiane, paralajmëron Zelenskyy
- Gjesti i jashtëzakonshëm! Punonjësja e televizionit shtetëtor rus ndërpret transmetimin e lajmeve
- Fotoja që bëri xhiron e botës: Ndërron jetë gruaja shtatzënë dhe foshnja
- Zelenskyy e kërkon me ngulm, por pse NATO nuk bllokon hapësirën ajrore mbi Ukrainë?
- Si do të përfundojë? 5 skenarë për luftën në Ukrainë
Burimet: Euronews, Bloomberg