Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina nuk do të bëhet anëtare e NATO-s, një vendim ky shumë rëndësishëm në një kohë kur Kievi po përballet me sulmet ruse që duan të vendosin kontrollin në kryeqytet.
Që prej fillimit, mosanëtarësimi i Ukrainës në NATO ka qenë një kusht i panegociueshëm i Rusisë. “Është e qartë se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s; ne e kuptojmë këtë”, tha presidenti. “Për vite kemi dëgjuar për derën në dukje të hapur, por tashmë kemi dëgjuar që nuk do të hyjmë atje dhe këto janë të vërteta dhe duhen pranuar.”
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot (e mërkurë, 16 mars) se po diskutohet në bisedimet me Kievin që Ukraina të marrë statusin e një shteti neutral, një status i krahasueshëm me Austrinë dhe Suedinë.
"Ky është një opsion që po diskutohet tani dhe që mund të konsiderohet si kompromis," u tha gazetarëve Peskov duke rritur shpresat se do të marrë fund lufta më e madhe në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Kryenegociatori i Rusisë në bisedimet me Ukrainën, Vladimir Medinsky, tha se statusi neutral si ai i Austrisë apo Suedisë do të nënkuptojnë se Ukraina do të jetë në gjendje të mbajë ushtrinë e saj, por nuk do të lejohet të presë baza apo trupa të huaj.
Më herët gjatë ditës, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha për faqen ruse të lajmeve RBC se diskutimet për një marrëveshje të mundshme paqeje me Ukrainën ishin afër përfundimit pasi Kievi thuhet se ka rënë dakord të diskutojë neutralitetin.
“Statusi neutral tani po diskutohet seriozisht së bashku, natyrisht, me garancitë e sigurisë,” tha Lavrov.
Ai shtoi se çështje të tjera po diskutoheshin, duke përfshirë njohjen e gadishullit të Krimesë si territor rus, të aneksuar ilegalisht nga Rusia në vitin 2014, si edhe njohjen e republikave të vetëshpallura në Luhansk dhe Donetsk.
- Këto ushqime së shpejti mund të jenë mungesë për shkak të luftës në Ukrainë
- Dita 21 e luftës: Si është situata në Ukrainë
- Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
- Çfarë konsiderohen krime lufte dhe a mund të dënohet Vladimir Putin?
- Gjesti i jashtëzakonshëm! Punonjësja e televizionit shtetëtor rus ndërpret transmetimin e lajmeve
- Zelenskyy e kërkon me ngulm, por pse NATO nuk bllokon hapësirën ajrore mbi Ukrainë?
- Pse shkronja Z është bërë simbol pro-luftës dhe ç’kuptim ka?
- Si do të përfundojë? 5 skenarë për luftën në Ukrainë