Kanye West nuk do të ngjitet në skenën e Grammy 2022. Një përfaqësues i artistit konfirmoi se performanca e tij është anuluar për shkak të "sjelljes në internet”.
Variety e konfirmoi lajmin menjëherë pasi bashkëpunëtori i West në "Eazy", reperi The Game, shkroi në rrjete sociale: “Grammy kanë vendosur në minutën e fundit të anulojnë performancën e Kanye-s në shfaqje a thua se nuk e dinim që do vepronin kështu.”
Ndonëse Kanye nuk do të përformojë në Grammy – për shkak të komenteve të tij lidhur me ish-bashkëshorten, Kim Kardashian – albumi i tij i vitit 2021, “Donda”, është nominuar për pesë çmime, përfshirë edhe “Albumi më i mirë i vitit”.
Kujtojmë se disa ditë më parë, një kritik nisi një peticion për të anuluar performancën e Kanye-s në festivalin e muzikës Coachella. Deri tani, peticioni nuk ka marrë përkrahje masive (më pak se 25,000 kanë firmosur online).
- Përplasja e Kanye West me Trevor Noah: ‘Më thyhet zemra kur të shoh kështu’
- Kim flet për Pete pas daljes ~zyrtarisht si çift~ në Instagram
- Publikohen mesazhet mes Pete Davidson dhe Kanye West: ‘Çfarë po i bën familjes është e rrezikshme’
- Kim Kardashian sapo foli për Pete Davidson në një intervistë, për herë të parë