Instagramming

Kledi Kadiu flet për herë të parë për sëmundjen komplekse të të birit

Shkruar nga Anabel

25 Mars 2022

Kledi Kadiu flet për herë të parë për sëmundjen

Në 13 gusht të 2021-shit, Kledi Kadiu dhe bashkëshortja e tij, Charlotte Lazzari, u bënë prindër për herë të dytë. Kësaj here erdhi në jetë vogëlushi Gabriel, për të cilin balerini foli gjatë në një postim të publikuar dje në llogarinë e tij të Instagramit. 

13 ditë pas lindjes, vogëlushi kishte shfaqur problemet e para me shëndetin, simptoma që do të shënjonin fillimin e një periudhë të gjatë e të vështirë për gjithë familjen Kadiu. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kledi Kadiu (@kledi)

Në përshkrimin e fotos ku duket bebushi, Kledi shkruan:

"Unë dhe Charlotte kemi vendosur të tregojmë një copëz të historisë sonë, duke shpresuar se ky rrëfim do të jetë një shembull ndihmues për prindërit e tjerë që po kalojnë një rrugëtim të ngjashëm me tonin. Pritëm momentin e duhur për ta bërë, duke mbrojtur kështu fillimisht djalin tonë, motrën e tij dhe energjinë e të gjithëve. 13 ditë pas lindjes, Gabriel ka patur temperaturë dhe konvulzione të forta, si pasojë e një diagnoze shumë komplekse: meningo-encefaliti. 

Aty filloi një kalvar i gjatë që na vendosi para provave shumë të vështira. Gabrieli rezistoi dhe pasi hapi sytë, hap pas hapi me guximin e një heroi përdori forcën e tij për të rifituar atë që i mori kjo ngjarje e paparashikuar.

Pas një muaji e gjysmë në terapi intensive dhe shumë shumë analizash, jemi rikthyer në shtëpi, të vetëdijshëm se rruga e rikuperimit do të jetë e gjatë dhe impenjative. Menjëherë filluam një proces rehabilitimi që na lejoi të kuptojmë se si mund ta ndihmojmë djalin përmes lojës dhe stimulimit. 

Nuk duam të fshihemi pas fjalëve dhe të shtiremi sikur gjithçka po shkon mirë, por besojmë shumë tek neuroplastika si dhe tek forca dhe guximi i luftëtarit tonë të vogël. Pikërisht për këtë vendosëm të ndanim me ju historinë tonë. Kur ndodhin gjëra të tilla dhe ti mendon se prek fundin, është shumë e vështirë të gjesh forcën për ta kthyer në superfuqi. Ndryshimin e bëjnë vetëm njerëzit që zgjedh për të të qëndruar pranë dhe profesionistët të cilëve i beson. Nuk është e thjeshtë të përkthejmë në rreshta ndjesitë tona, por sigurisht që jemi shumë mirënjohës që jemi pranë Gabrielit çdo ditë dhe na mëson sa e shtrenjtë është jeta."- shkruan ndër të tjera Kledi.

Meningo-encephalitis është një sëmundje që ka ngjashmëri me encefalitin dhe meningjitin. Sipas një studimi të vitit 2012, ka rezultuar se është e vështirë të diferencohen në mënyrë të besueshme klinikisht meningjiti dhe encefaliti. Prandaj, termi meningoencefalit akut (AME) përdoret shpesh për të treguar të dyja gjendjet.

Meningjiti është një gjendje që përfshin inflamacion ose infeksion të meninges (shtresa mbrojtëse e membranave që rrethojnë trurin). Encefaliti është një inflamacion/infeksion i indit të trurit. Encefaliti mund të ndodhë vetë, ose mund të ndodhë njëkohësisht me meningjitin.