TV Mania

Oscars 2022 live në Top Channel: Detaje të programit dhe të ftuarit surprizë

Shkruar nga Anabel

25 Mars 2022

Oscars 2022 live në Top Channel: Detaje të programit dhe të

Ceremonia e 94-t e ndarjes së çmimeve Oscars do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Top Channel, në një program që do të jetë në të njëjtën frymë me ceremoninë e këtij viti, e cila ka si qëllim të rrisë interesin e njerëzve pas rënies drastike të shikueshmërisë vitin e kaluar.

1. Moderimi dhe skenari

Ceremonia e Oscars 2022 do të transmetohet live në Top Channel në një program që është ideuar dhe do të moderohet nga producentja Dalina Buzi. “Unë kam që në moshën 16-vjeçare që e ndjek rregullisht, përveç vitit të kaluar që edhe vetë ceremonia e Oscars kishte shikueshmërinë më të ulët ndonjëherë,” tha Buzi në një intervistë për “Wake Up.”

2. Koncepti i programit

Buzi u shpreh se programi në Top Channel do të jetë në të njëjtën frymë me ceremoninë e Oscars, e cila pas rënies së shikueshmërisë vitin e kaluar, këtë vit do t’i kushtojë më shumë kohë spektaklit për ta bërë mbrëmjen më tërheqëse për teleshikuesit. “Do të jetë një zhurmë e këndshme, nuk do të futemi në pjesët teknike. Në fund të ditës, televizioni është kombëtar, është i njerëzve dhe dua që njerëzit të argëtohen dhe të përftojnë një dashuri ose t’u rritet dashuria për filmat,” shtoi Buzi.

3. Insertet dhe lidhjet direkte

Për të dhënë më shumë informacion për filmat, do të transmetohen disa inserte me informacione përmbledhëse. “[Gjithashtu] kemi lidhje direkte me fanatikë të filmave, me njerëz që kanë faqe në Instagram apo Facebook që do të mblidhen në një vend. Kemi një lidhje me Filmatic, një faqe Instagrami me 1.1 milion ndjekës; është faqe shumë e famshme filmash që e ka një shqiptar, i cili për herë të parë do të flasë. Bleona do të jetë në tapetin e kuq andej,” shtoi Dalina.

4. Të ftuarit

Dizajneri Valdrin Sahiti dhe Armina Mevlani janë të përzgjedhurit për të komentuar tapetin e kuq, sepse vetë Valdrini ka veshur yje nëpër ceremoni të tilla, ndërsa Armina ka marrë pjesë nëpër sfilatat e javës së modës. Pra, të dy e kanë më të prekshme pjesën e tendencave të modës. Një tjetër i ftuar do të jetë një nga producentët e filmit “Zgjoi” që shkoi shumë afër nominimit në Oscar.

Programi i Top Channel për Oscars nis në orën 11:30 të dielën në mbrëmje (27 mars) dhe përfundon në të njëjtën kohë me Oscars, ceremonia e të cilit këtë vit do të zgjasë 3 orë.