Instagramming

Sara Hoxha, shtatzënë për herë të tretë

Shkruar nga Anabel

10 Prill 2022

Sara Hoxha, shtatzënë për herë të tretë

Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të bëhen prindër për herë të tretë! Lajmin e konfirmoi vetë Sara pak orë më parë përmes një postimi në Instagram.

Në foton ku shfaqej duke ecur krah Ledionit, trashëgimtarja e Top Medias shkruan:

"Këta dy fëmijë do të kenë së shpejti tre vetëm për vete."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa)

Zërat për një shtatzëni të tretë përfliten prej pak kohësh, por deri më tani nuk kishte asnjë koment prej dyshes. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa)

Sara dhe Ledioni u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të 2016-s kur erdhi në jetë London, ndërsa në gushtin e vitit 2018 kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Djali i dytë, Roman lindi në tetor të 2019-ës. 

Gjinia e bebushit të tretë është ende sekret.