TV Mania

Nga kuptimi pas emrit 'Atara' tek 'pishmani' i vetëm i Turit: Si ndryshoi jeta pas ardhjes së vajzës

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2022

Nga kuptimi pas emrit 'Atara' tek 'pishmani' i vetëm i

Gjatë një interviste për Prive, Orinda Huta dhe Turjan Hysko u shfaqën bashkë me vogëlushen Atara për të folur për gjithë ç'ka ndodhur me jetën e tyre vitet e fundit. Veçanërisht, pas ardhjes së bebushes në korrikun e vitit të shkuar. 

Teksa e quan vogëlushen si "qershia" e kurorëzimit të tyre, Turi thotë se ka vetëm një "pishman" në jetën e tij.

“Është kurorëzimi i një marrëdhënie të gjatë të bukur, por qershia mbi tortë është Atara. Uroj që qershitë të shtohen, mos të jetë vetëm Atara. Unë nuk kam pasur kurrë frikë, e kam ditur gjithmonë çfarë do bëhet me jetët tona. I vetmi pishman që kam është që duhet të kishim bërë fëmijë më herët sepse mendoj që është kurorëzimi i gjithçkaje.

Vetërealizimi më i madh njeriut mendoj që është fëmija. Në momentin e parë nuk mendoja ta mbaja në dorë, por ma vuri ajo mamia dhe që në atë moment e kuptova që prindërimi nuk është shumë i vështirë nëse ka shumë dashuri dhe nëse do vërtet që të bëhesh. Isha i bindur që Orinda do të ishte shumë e mirë me Atarën. Ajo ka ca pasiguri që nuk e di pse i ka. Unë mundohem me aq mundësi sa kam dhe ajo që bëj me qejf është që ta qetësoj Orindën kur ka momente paniku."- u shpreh ai.

Bashkë me lajmin e lindjes së vajzës, emri i zgjedhur nga çifti mori jo pak vëmendje. "Atara" do të thotë "kurorë" dhe "e bekuar" dhe dyshja donte pikërisht diçka të tillë për dashurinë shumë-vjeçare. 

“Unë që atë ditë (ditën kur zbuloi gjininë) fillova të mendoj emrin e bebit dhe fillova të bëja një short-listë. E bëra short-listën të tillë që Atara të ishte emri më i bukur, sepse Orinda ka qenë shumë e hutuar atë periudhë. Emri është shumë domethënës, Atara do të thotë kurorë në gjuhën hebre. Në fund të ditës Atara është kurora jonë, kurora e dashurisë sonë.”- zbuloi ai.

Turi dhe Orinda janë bashkë prej më shumë se një dekade. Çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni të mbajtur në Kalanë e Petrelës, më 27 korrik 2017.