Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të bëhen prindër për herë të tretë, por kësaj radhe familjes do t'i shtohet një vogëlushe!
Gjininë e bebit e zbuloi vetë Sara përmes një videoje të postuar pak orë më parë në llogarinë e saj të Instagramit.
"Një ëndërr!" - shkruan trashëgimtarja e Top Medias pasi siç duket parashikimet dhe dëshirat e çiftit u bënë realitet.
View this post on Instagram
Edhe Ledioni më herët ishte shprehur në lidhje me dëshirën për të qenë vajzë, e ndërsa Sara duket se e ndjente, të paktën këtë lë të kuptohet postimi i fundit i Lorit.
"Si ka mundësi që ke gjithmonë të drejtë?"- shkruan Lori në përshkrimin e videos, e ndërsa në një tjetër foto thotë:
View this post on Instagram
"Dy si ty. Jam e frikësuar."
Sara dhe Ledioni u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të 2016-s kur erdhi në jetë London, ndërsa në gushtin e vitit 2018 kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Djali i dytë, Roman lindi në tetor të 2019-ës.