22 Prilli është një datë e rëndësishme që u kujton njerëzve dhe autoriteteve të mbrojnë mjedisin, të përmirësojnë ekosistemet e dëmtura për një jetë më të qëndrueshme.
20 milionë njerëz dolën në protestë në SHBA për të kërkuar ndalimin e derdhjes së naftës në Santa Barbara në vitin 1969. Që atëherë, kjo ditë ka luajtur një rol në rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet mjedisore.
Marrëveshja Parisit, e cila u nënshkrua nga gati 200 vende për të vendosur një objektiv të përbashkët për të reduktuar emetimet globale, u nënshkrua në Ditën e Tokës në vitin 2016.
Sipas OKB-së, Dita Ndërkombëtare e Tokës festohet si një kujtesë se Toka dhe ekosistemet e saj na ofrojnë jetë dhe ushqim. “Sa më të shëndetshme të jenë ekosistemet tona, aq më i shëndetshëm është planeti – dhe njerëzit e tij. Ndryshimi i ekosistemeve tona të dëmtuara do të ndihmojë për t'i dhënë fund varfërisë, për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të parandaluar zhdukjen masive. Por ne do të kemi sukses vetëm nëse të gjithë luajnë një rol,” thuhet në OKB.
Këtë vit, earthday.org ka përzgjedhur temën, “Investoni në planetin tonë”. "Ky është momenti për të ndryshuar gjithçka - klimën e biznesit, klimën politike dhe mënyrën se si ne marrim masa për klimën. Tani është koha për guximin e pandalshëm për të ruajtur dhe mbrojtur shëndetin tonë, familjet tona, jetesën tonë...së bashku, ne duhet të ‘Investojmë në planetin tonë’.” Earthday.org paralajmëron gjithashtu se koha është e shkurtër.
Artikuj të rekomanduar:
- 99% e popullsisë në botë thith ajër me cilësi të dobët – Ndikimi në shëndet
- Shfaqet pas 30 vitesh: Fshati ‘fantazmë’ tërheq vëmendjen e shumë turistëve
- Pse po bie borë në shkretëtirën e Saharasë?
- Si po ndikon moti ekstrem te shtimi i ankthit
- Shfaqet pas 30 vitesh: Fshati ‘fantazmë’ tërheq vëmendjen e shumë turistëve
- Disa dokumentarë që mund të ndryshojnë totalisht mënyrën si ushqeheni