Celebrity

Ish-bashkëshortja e Travis Barker, duket 'e bezdisur' kur pyetet për lidhjen e tij me Kourtney-n?

Shkruar nga Anabel

23 Prill 2022

Ish-bashkëshortja e Travis Barker, duket 'e bezdisur' kur pyetet

Pyetur nga the US Weekly mbi përpjekjet e çiftit Barker-Kardashian për të bërë fëmijë, Shanna Moakler, ish-gruaja e Travis, përgjigjet kështu:

"Gjithçka që di është njësoj me atë që dinë të gjithë", tha 47-vjeçarja të premten, më 22 prill, ndërsa promovonte konkurset e saj të ardhshme 'Miss Nevada USA' dhe 'Miss Utah USA'. "Më duket se ata po përpiqeshin me fertilizimin in-vitro dhe se ka patur disa komplikime".

Moakler tha se nëse çifti dëshiron një fëmijë së bashku, ajo shpreson të ndodhë.

“Unë mendoj se nëse kjo është një dëshirë mes të dyve, atëherë është fantastike. Nuk kam asnjë problem me këtë. Marrëdhënia e tyre personale nuk është diçka në të cilën mund të përfshihem".

Shanna rrëfeu gjithashtu se ajo nuk e ndjek dhe nuk e sheh ish-bashkëshortin e saj apo seritë e "Kardashian" në TV.

"Jam disi e përqendruar këtu, në punën time dhe në vendosjen e vetes në një gjendje më të mirë dhe pozitive mendërisht dhe fizikisht", shpjegoi Moakler.

Ish-miss "New York USA 1995", zbuloi se edhe pse nuk e ndjek "The Kardashians", nuk do e kishte problem nëse fëmijët e saj, 18 dhe 16 vjeç, do të merrnin pjesë në reality show-n e familjes Kardashian.

Burimi: US Magazine