Shqipëria

Si zgjidhet presidenti i Republikës? Çfarë do të ndodhë dhe kush përflitet si kandidat/e

Shkruar nga Anabel

26 Prill 2022

Si zgjidhet presidenti i Republikës? Çfarë do të

Pak javë para përfundimit të mandatit 5-vjeçar të presidentit Ilir Meta, një ndër temat më të diskutuara në fushën e politikës lidhet me të përzgjedhurin/ën për postin.

Hapësira televizive që u është kushtuar emrave nga fusha të ndryshme, ku një pjesë e mirë e tyre janë vetëshpallur kandidat për president, mund të ketë shkaktuar paqartësi për shumë njerëz, në qasjen e të cilëve është më e zakonshme dhe ndoshta më e pranueshme që posti i presidentit t’i besohet një figure politike.

Si zgjidhet presidenti i Republikës? Çfarë do të

Siç e thamë, emra si Sazan Guri, Selami Jenisheri, Genard Hajdini janë vetëshpallur kandidat. Elena Kocaqi, historiane, gjithashtu ka shprehur hapur dëshirën për të qenë presidente e Republikës. Kush mund të jetë president/e?

Sipas nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, president mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, që ka jetuar jo më pak se 10 vitet e fundit në Shqipëri dhe ka mbushur moshën 40 vjeç. Por këto kritere nuk mjaftojnë që dikush të jetë kandidat. Si zgjidhet?

Që një kandidaturë të konsiderohet e vlefshme, duhet që jo më pak se 20 deputetë ta propozojnë në Kuvend. Për zgjedhjen e presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime.

Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin katërt dhe të pestë zgjidhet president kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Votimi i pestë zhvillohet kur në votimin e katërt asnjë kandidat nuk ka siguruar shumicën e kërkuar të votave. Votimi i pestë zhvillohet vetëm midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në votimin e katërt. Në rast se ka më shumë se dy kandidatë me të njëjtin numër votash, kandidati që merr pjesë në votim caktohet me short.

Kush përflitet?

Presidenti ose presidentja i/e ardhshme ka gjasa që të mos jetë nga radhët e Partisë Socialiste, sepse një president/e më “neutral/e” do të bënte më të lehtë dakordësinë me opozitën. Por, nuk përjashtohen figurat e Partisë Socialiste, që përgjithësisht mund të kenë pasur një raport jokonfliktual me opozitën aktuale.

Për momentin, nuk ka asnjë listë të publikuar në mënyrë zyrtare, por nëpër disa portale qarkullon një listë me 12 kandidatë të mundshëm:

1. Mimi Kodheli

Si zgjidhet presidenti i Republikës? Çfarë do të

2. Lindita Nikolla

Si zgjidhet presidenti i Republikës? Çfarë do të

3. Valentina Leskaj

Si zgjidhet presidenti i Republikës? Çfarë do të

4. Gramoz Ruçi

Si zgjidhet presidenti i Republikës? Çfarë do të

5. Pandeli Majko

Si zgjidhet presidenti i Republikës? Çfarë do të

6. Fatos Nano

Si zgjidhet presidenti i Republikës? Çfarë do të

7. Dritan Demiraj

Si zgjidhet presidenti i Republikës? Çfarë do të

8. Leka Zogu II

Si zgjidhet presidenti i Republikës? Çfarë do të

9. Zef Mazi

Si zgjidhet presidenti i Republikës? Çfarë do të

10. Lulzim Basha (e ka mohuar; kundër kandidimit të tij ka qenë edhe kryeministri Rama)

Si zgjidhet presidenti i Republikës? Çfarë do të

11. Majlinda Bregu

Si zgjidhet presidenti i Republikës? Çfarë do të

12. Sazan Guri (i vetëshpallur)

Si zgjidhet presidenti i Republikës? Çfarë do të

Poll