Celebrity

Pse u shkëput nga rrjetet sociale Britney Spears?

Shkruar nga Anabel

26 Prill 2022

Pse u shkëput nga rrjetet sociale Britney Spears?

Nëse e keni ndjekur Britney-n në Instagram, me siguri e dini sesa aktive dhe e hapur është ajo në profilin e saj. Mund të gjeni video të këngëtares duke kërcyer, foto nudo dhe gjithçka tjetër. Megjithatë, ylli i pop-it po mendon të tërhiqet për pak nga rrjetet sociale.

"Do të marr një pauzë nga rrjetet sociale për pak kohë. U dërgoj dashurinë time dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve!", shkroi ajo në Instagram. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

Fotoja e një bebusheje, me të cilën njofton lajmin, i ka bërë ndjekësit të mendojnë se shkëputja lidhet me shtatzëninë e Spears.

Dhe, nëse është kështu, Britney ka vepruar si duhet. 

Sipas Journals PLOS ONE, pavarësisht dëshmive që gratë shtatzëna përdorin rrjetet sociale për të fituar informacion dhe mbështetje emocionale dhe sociale, shumë rezultate sugjerojnë se përdorimi më i madh i mediave dixhitale mund të ketë një efekt potencialisht negativ në mirëqenien psikologjike. Thënë kjo, një shkëputje apo reduktim gjatë shtatzënisë, mund të jetë një ide e mirë.

Burimi: Pop Sugar