Celebrity

Post Malone, baba për herë të parë

Shkruar nga Anabel

4 Maj 2022

Post Malone, baba për herë të parë
Photo Credits: Getty Images

Post Malone është në pritje të fëmijës së parë me të dashurën e tij prej shumë vitesh, raporton TMZ.

“Jam i emocionuar për këtë kapitull tjetër në jetën time. Jam më i lumtur se kurrë më parë,” tha reperi për People. "Koha për t'u kujdesur për trupin tim, familjen dhe miqtë e mi dhe të shpërndajmë sa më shumë dashuri çdo ditë."

Burime thanë se çifti organizoi një festë private me miqtë dhe familjen në Kaliforni gjatë fundjavës për të festuar lajmin emocionues.

Post Malone, emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post, nuk e ka bërë kurrë publike të dashurën.