Kristina Baki është thuajse në fund të pritjes së ëmbël. Vogëlushja pritet të vijë në çdo moment dhe deri sa ky moment të vijë, modelja flet për një nga vendimet më të rëndësishëm që i duhet të marrin prindërit e rinj. Vendosjen e emrit të bebit.
Pak ditë më parë, Baki festoi me njerëzit e saj më të ngushtë festën e baby shoëer dhe përmes një vlogu në YouTube me momentet më të këndshme të festës, zbuloi si kanë vendosur ta quajnë vogëlushen.
“Çdo emër që më pëlqente mua, nuk i pëlqente partnerit ose anasjelltas, gjithashtu dhe ndonjë familjari. Ishte shumë e vështirë, por gjyshi nga ana e babit na sugjeroi një emër që ne të gjithëve na pëlqeu dhe emri që ne kemi vendosur është Siera”, -dëgjohet të thotë Kristina në video.
Siera, është emër me origjinë spanjolle dhe vjen nga fjala Sierra që do të thotë mal. Në Spanjë është emër gjerësisht i përdorur për vajza, por kjo s'ishte e vetmja arsye që i bëri prindërit e ardhshëm të bindeshin për emrin e zgjedhur.
"Në spanjisht do të thotë mal, në shqip “Si-era”. Ishte një emër i përshtatshëm për prindër që janë të frymëzuar nga natyra, që ne jemi."- shpjegon Kristina.