
Nick Cave njoftoi se djali i tij i madh, Jethro, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare.
“Me shumë pikëllim, konfirmoj se djali im, Jethro, ka ndërruar jetë. Ne do të ishim mirënjohës për privatësinë e familjes në këtë kohë,” tha këngëtari.
Në prill, Jethro u shpall fajtor për sulm fizik ndaj nënës së tij, Beau Lazenby. Avokati i tij njoftoi se ai ishte diagnostikuar me skizofreni. Modeli u burgos dhe u lirua fundjavën e kaluar. Ai ishte dënuar më parë për sulm në vitin 2018, ndaj të dashurës asokohe.
Jethro lindi në vitin 1991, dhjetë ditë para djalit të dytë të Nick Cave, Luke, me gruan e parë, Viviane Carneiro. Jethro u rrit në Australi dhe nuk e takoi të atin deri në moshën 7-vjeçare.
Pasi u transferua në Britaninë e Madhe, Jethro nisi të merrej me modeling, duke përfshirë bashkëpunime me Balenciaga, Versace dhe Celine.
Nick Cave ka humbur edhe një djalë tjetër, Arthur, i cili ndërroi jetë në moshën 15-vjeçare pasi ra nga një shkëmb në Brighton.