Celebrity

Halsey tregon se vuan nga katër sindroma dhe është alergjike nga gjithçka

Shkruar nga Anabel

12 Maj 2022

Halsey tregon se vuan nga katër sindroma dhe është alergjike nga

Këngëtarja Halsey ka zbuluar se është diagnostikuar me sindroma të shumta që nga lindja.

Këngëtarja, e cila preferon përemrat ajo/ata, postoi një seri videosh në Instagram duke thënë: "Shumë nga ju keni pyetur veten se çfarë po ndodh me shëndetin tim dhe disa prej jush panë një TikTok dje duke konfirmuar në thelb se unë jam alergjike fjalë për fjalë nga çdo gjë."

“Natyrisht që shëndeti im ka ndryshuar shumë që kur kam mbetur shtatzënë dhe kam lindur”, tha Halsey. “Fillova të sëmurem vërtet, vërtet, vërtet.”

Halsey solli në jetë fëmijën e parë, djalin Ender, me partnerin Alev Aydin. Që atëherë, ajo është shtruar në spital për anafilaksi disa herë (anafilaksia bën që sistemi imunitar të lëshojë një vërshim kimikatesh që mund t'ju bëjnë të përjetoni shok).

Halsey tha se është diagnostikuar me sindromën Ehlers-Danlos, sindromën Sjögren, sindromën e aktivizimit të qelizave mast dhe sindromën e takikardisë ortostatike postural.

Sindroma Ehlers-Danlos është një çrregullim i indit lidhës, sipas Ehlers-Danlos Society. Sindroma e Sjögren-it përkufizohet si gjendje kronike autoimune e karakterizuar nga degjenerimi i gjëndrave të pështymës, duke shkaktuar tharje të gojës dhe syve.

Sindroma e aktivizimit të qelizave mast mund të shkaktojë një reaksion alergjik të menjëhershëm, sipas Akademisë Amerikane të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë. Johns Hopkins Medicine thotë se sindroma e takikardisë ortostatike posturale është një çrregullim i qarkullimit të gjakut që mund të shkaktojë rritje të rrahjeve të zemrës.

Këngëtarja është alergjike nga kafeja, patatja, misri, spinaqi, xhenxhefili, hudhra, qumështi, gruri, gaforret, karkalecat, karotat, specat, bajamet, kikirikët, boronicat, pjepri, rrushi, qepa, shega, gjeli i detit, lulelakra, kungulli, mustarda, arrëmyshku, selinoja, dardha, thekra, limoni, arra e kokosit, bananet, bizelet etj.

Halsey tha se shkaku kryesor i problemeve shëndetësore është ende duke u hetuar dhe shtoi se po përgatitet për turneun “Love and Power”. “Jam vërtet e emocionuar dhe kam vërtet besim se do të jem në gjendje ta bëj atë në një mënyrë të shëndetshme ku mund të bëj më të mirën time për të gjithë ju,” tha Halsey.