
Që kur Fifi bëri publike lidhjen me Adis Patushin, njerëzit u përqendruan (përveçse te çifti i ri), edhe te modelja Adrola Dushi, ish-partnerja e Adisit.
Kjo sigurisht që do ndodhte, sepse bëhet fjalë për personazhe të njohur për publikun. Ndonëse Adrola nuk reagoi (sepse ç'ka për të reaguar fundja?), në intervistat ku ka qenë e pranishme ajo është pyetur edhe për dyshen më të re të showbiz-it.
Në fillim u pyet nga Roza Lati, në Why Not dhe përgjigjja ishte:
"Fifi është një nga ato njerëz që mendoj se i duhet shumë lumturi në jetë edhe ia uroj me gjithë zemër edhe çfarë mund të them tjetër për Fifin?" *qesh*
Së fundmi, u pyet *përsëri* nga Donaldi dhe Romeo në "Më lër të flas", ku tha thjesht se i uron jetë të lumtur çiftit, disi e bezdisur nga pyetja, por përsëri e sjellshme.
Ka disa arsye pse pyetjet e vazhdueshme për një ish-partner janë jo vetëm të sikletshme, por edhe të bezdisshme.
- Së pari, kush ka dëshirë të flas për ish-in, aq më tepër në një show televiziv?
- Së dyti, kur bëhet fjalë për njerëz publikë, çdo fjali, mund të transformohet në deklarata të shtrembëruara dhe aspak të vërteta.
- Së treti, njerëzit dashurohen, ndahen, dashurohen përsëri dhe në këto faza, nuk është e thënë se duhet të kemi patjetër një "mendim" për gjithçka.
- Së katërti, ndonëse thashethemet na pëlqejnë të gjithëve, askush s'ka ndërmend t'i bëjë ato kaq hapur në një program televiziv.
Mund të vazhdonim me qindra arsye të tjera, por po e lëmë me kaq. Ideja është e qartë: Të të kërkojnë të flasësh për ish-in apo jetën e tij/saj të re, mund të jetë mjaft e bezdisshme.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.