Health News

Joe Biden thotë se duhet të shqetësohemi seriozisht për linë e majmunit

Shkruar nga Anabel

23 Maj 2022

Joe Biden thotë se duhet të shqetësohemi seriozisht për

Së fundmi, togfjalëshi “lija e majmunit” është kthyer në një fenomen që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. Pas rastit të parë të lisë së majmunit në SHBA, vjen edhe deklarata e Joe Biden referuar virusit të ri.

Presidenti thotë se është një rrezik i ri, nga i cili duhet të shqetësohemi dhe të mbrohemi të gjithë, pasi përhapja e tij mund të ketë goxha pasoja.

SHBA ka pohuar se ka gati një vaksinë në rast se do të përballen me shpërthimin e këtij kërcënimi. Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare të Biden, u shpreh në Tokio se Shtetet e Bashkuara e kanë një furnizim të vaksinës që është e rëndësishme për trajtimin e lisë së majmunëve.

Rastet e lisë së majmunit - një sëmundje e rrallë, e njohur shumë pak - po hetohen në vendet europiane, përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA, Kanada dhe Australi.

Lija e majmunit shkaktohet nga virusi me po të njëjtin emër, pjesë e të njëjtës familje virusi me linë, megjithëse është shumë më pak e rëndë dhe ekspertët thonë se shanset për infektim janë të ulëta. Përgjithësisht është më e përhapur në zona të largëta të vendeve të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, pranë pyejeve tropikale.

Shumica e rasteve të virusit janë të lehta, ndonjëherë të ngjashme me linë e dhenve dhe pastrohen vetë brenda disa javësh. Megjithatë, lija e majmunit ndonjëherë mund të jetë edhe e rëndë, pasi në Afrikën perëndimore janë raportuar humbje jete si pasojë e saj.

Nuk ka një kurë specifike, por shenjat mund të kontrollohen për të parandaluar infeksionin. Vaksinimi kundër lisë është vërtetuar të jetë 85% efektiv në parandalimin e lisë së majmunit. Ilaçet antivirale gjithashtu mund të ndihmojnë.

Për më shumë informacion, klikoni këtu