Celebrity

Halsey thotë se kompania e saj s'e lë ta publikojë këngën pa sajuar një moment viral për TikTok

Shkruar nga Anabel

24 Maj 2022

Halsey thotë se kompania e saj s'e lë ta publikojë

Halsey thotë se shtëpia e saj diskografike i ka vënë kusht përdorimin e TikTok-ut në krijimin muzikor të radhës! Përmes një videoje të re, të publikuar po në TikTok, këngëtarja thotë se kompania e saj përfaqësuese, "po mban peng" këngën e saj të re derisa ajo të sajojë një moment që të bëhet viral në TikTok. 

"Praktikisht unë kam gati një këngë që e dua shumë dhe dua ta lançoj sa më herët të jetë e mundur, por labeli im nuk më lejon. Kam 8 vjet që jam pjesë e kësaj industrie dhe tani më thonë që s'mund të publikoj asgjë nëse nuk bëj diçka që të përhapet me shpejtësi në TikTok. Gjithçka po bëhet për marketing dhe ata po jua bëjnë këtë çdo artisti të mundshëm ditët e sotme. Unë thjesht dua të bëj muzikë. Meritoj më shumë dhe jam e lodhur!"- dëgjohet të thotë ajo.

Halsey thotë se kompania e saj s'e lë ta publikojë

Artisja e "Him & I" tha se nuk e dinte specifikisht çfarë duhet të bënte për TikTok, por sipas tyre duheshin momente lehtësisht të imitueshme për t'u përdorur në TikTok, në mënyrë që kënga të bëhej e famshme brenda pak kohësh. 

Për këngën në fjalë, e cila vazhdon të mbahet "peng" Halsey ka punuar që prej janarit të këtij viti dhe ndonëse është gati, artistja duhet të plotësojë kushtin primar të 2022-it: Momentin viral për TikTok.

Burimi: Glamour