Kristina Baki është bërë nënë për herë të parë! Lajmin e dha vetë modelja përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një foto me dorën e bebit të porsalindur.
"Mirë se erdhe në botë bebi im Siera!"- shkruan Kristina. Emrin e vogëlushes Baki e zbuloi pak javë më parë duke thënë se ishte gjyshi i saj ai që sugjeroi emrin e vogëlushes.
“Çdo emër që më pëlqente mua, nuk i pëlqente partnerit ose anasjelltas, gjithashtu dhe ndonjë familjari. Ishte shumë e vështirë, por gjyshi nga ana e babit na sugjeroi një emër që ne të gjithëve na pëlqeu dhe emri që ne kemi vendosur është Siera”, - u shpreh Kristina.
View this post on Instagram
Siera, është emër me origjinë spanjolle dhe vjen nga fjala Sierra që do të thotë mal.