Muzika

Më në fund, kompania e lejon Halsey të lançojë këngën e re

Shkruar nga Anabel

1 Qershor 2022

Më në fund, kompania e lejon Halsey të lançojë
Yaay, Halsey e ka “lejen në xhep” për të publikuar këngën e saj të re.
Nëse nuk e ke marrë vesh, artistja në një video, shpjegoi se labeli i saj, “Capitol Records” nuk e lejonte që të publikonte këngën e saj “So Good”. Kushti i vetëm ishte që këngëtarja të postonte një video në TikTok dhe videoja të bëhej virale.
Halsey e tha publikisht dhe plot 9 milionë njerëz panë videon e saj, çka mundësoi edhe dakordësimin e “Capitol Records” që kënga të dalë në dritë më 9 qershor.

Pas një postimi në Instagram, Halsey u shpreh se "“Nëse keni internet, e keni marrë vesh që jam përpjekur shumë për publikimin e kësaj kënge dhe jam shumë e lumtur që më në fund do të mund ta dëgjoni. “So Good” vjen më 9 qershor dhe video (me regji të @zoneyadin) (publikohet) ditën tjetër”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by halsey (@iamhalsey)

Gjithashtu, edhe labeli pati një reagim në Twitter ku u shpreh se janë një kompani që e vendosin artistin të parin dhe se inkurajojnë gjithnjë një dialog të hapur dhe synimi i tyre është të ndihmojnë çdo artist të ketë sukses.

Artikuj të sugjeruar: