
Të shtunën, më 29 maj, David Banda, djali 16-vjeçar i Madonna-s, veshi një fustan nga koleksioni i ardhshëm i Adidas x Gucci në Kampionatin Botëror të Peshave të Lehta WBA në New York City. Për fansat e Madonna-s, fustani nuk është fare i panjohur.

"Fustani i David Banda është një moment ku e shkuara takohet me të tashmen", shkruan Gucci në Instagram.
Mamaja e tij, Madonna, u fotografua me një fustan thuajse identik, në vitin 1993.

Veshja, përveçse një rikrijim i look-ut të Madonna-s, është edhe një tjetër hap i guximshëm që djemtë bëjnë për të patur lirinë e të veshurit çfarë të duan.
Banda është një nga gjashtë fëmijët e Madonës. Madonna dhe regjisori Guy Ritchie e adoptuan Banda-n në vitin 2006, kur ai ishte vetëm 13 muajsh, sipas People.
Entuziastët e modës tani presin rikrijimin e radhë, veshur nga 16-vjeçari.
Burimi: Glamour