Një nga raportet e konsideruara si më komplekse është ajo nuse-vjehrrë. E vërteta është se kjo marrëdhënie paragjykohet si e tillë dhe merret e mirëqënë që duhet të ketë një lloj "ngërçi" me vjehrrën, kur në fakt realiteti mund të jetë komplet ndryshe. Nëse qëllimi juaj është pozitiv, mjafton të dini sesi ta ndërtoni raportin korrekt që prej fillimit që asnjëra prej të dyjave të mos zhgënjehet në vazhdim. Si të krijoni ca kufinj me vjehrrën duke ruajtur mirësjelljen dhe humorin e mirë mes jush?
1. Komunikojini ndjesitë tuaja që prej fillimit
Kur familjes i shtohet një fëmijë, është shumë normale dhe natyrale që vjehrra të dojë të vizitojë shtëpinë tënde më shpesh. E kuptojmë që kjo ndoshta nuk është më idealja për ju, por gjërat duhet të bëhen të qarta që prej fillimit. Nëse prania e saj çdo ditë ju shkakton parehati, komunikojani me takt këtë bashkëshortit dhe le të jetë ai që t'ja shpjegojë nënës së tij pse s'mund t'ju vizitojë çdo ditë. Gjithashtu sqarojeni fillimisht që mund të jeni pak agresive kur jeni të lodhura ose në humor të keq, për të shmangur çdo keqkuptim apo konflikt.
2. Përfshije partnerin tënd në gjithçka që lidhet me shtëpinë dhe fëmijët
Eshtë e vërtetë që përgjithësisht burrat nuk dinë çfarë ndodh teknikisht me punët e shtëpisë dhe ndoshta nuk janë të përgatitur kur vjen fëmija, krahasuar me gratë. Në shumë raste, ata me siguri do të marrin sugjerime nga nënat e tyre për t'jua transmetuar më vonë gruas. Problemi qëndron se jo gjithmonë ajo që thotë nëna e tij është çfarë ju kishit në mendje. Për të shmangur çdo lloj përplasjeje, është mirë që të dy partnerët të jenë të përfshirë në atë q po ndodh apo që po bëjnë.
3. Mos nisni një garë me të, s'është konkurentja juaj
Mamatë përgjithësisht mendojnë se i njohin dhe i duan fëmijët e tyre më shumë se kushdo tjetër në botë. Prandaj shpesh e shohin me dyshime nusen e djalit në shumë aspekte të jetës. Ju, duhet të jeni mjaftueshëm të kujdesshme dhe fisnike për ta kuptuar këtë dhe për të mos nisur një garë të pakuptimtë. Gjeni një mënyrë delikate për ta qetësuar dhe për t'i treguar se nuk është qëllimi juaj ta largoni nga i biri. Tregohuni empatike dhe hyni në brendësinë e mëndësisë së saj.
4. Takojeni çdo javë dhe telefonojeni rregullisht
Janë gjërat e vogla që e bëjnë një marrëdhënie të shëndetshme. Krijoni një "traditë" dhe bëjeni zakon bisedën me të çdo javë. Ose bini dakord me bashkëshortin për ta vizituar çdo ditë të diele. Kështu, të dyja palët jeni të qarta dhe vjehrra e di çfarë pret.
5. Mos kini frikë të thoni "jo" me çiltërsi
Ajo mund t'ju kërkojë ta vizitoni orar pa orar dhe është e kuptueshme që nuk doni ta refuzoni për të mos u dukur e pasjellshme. Në fakt, është më mirë një "jo" e sinqertë sesa një "po"e sforcuar që reflektohet qartë. Nëse s'mundeni. thuajini jo dhe shpjegoi arsyen pse.
Burimi: Bright Side