Celebrity

Brenda avionit privat të Kim Kardashian!

Shkruar nga Anabel

4 Qershor 2022

Brenda avionit privat të Kim Kardashian!

Lidhni rripat e sigurimit! Po udhëtojmë me “Air Kim”!

Për të parën herë, Kim K fluturoi me avionin e saj privat (po, një fjali super normale, njësoj siç udhëtojmë ne me “Tiranën e Re”) gjatë episodit të ri të “The Kardashians” dhe na mori me vete në një tur.

Brenda avionit privat të Kim Kardashian!

“Oh Zot, dua të them se nuk e kam ëndërruar kurrë që do të kem avionin tim. Doja që ai të ishte si një shtojcë e imja dhe e shtëpisë sime”, - u shpreh Kim dhe theksoi se ishte shumë e lumtur që po i tregonte njerëzve me të cilët shpenzonte shumë kohë, se në fakt kishte punuar shumë për arredimin e avionit të saj privat.

Siç mund ta prisnim të gjithë, avioni është super luksoz dhe i mbuluar me kashmir. Po, edhe tualeti është luksoz.

Brenda avionit privat të Kim Kardashian!

“Mirë se erdhët në Air Kim” tha ajo dhe shpjegoi se zakonisht avionët kanë një ndriçim të errët, ama i saji ka një dritë të butë. Avioni përbëhet nga 2 tualete, 1 në hyrje dhe 1 në fund dhe çdo vend pasagjeri është i pajisur me karikues telefoni. Siç edhe e thamë, gjithçka është prej kashmiri, duke nisur që nga kabinat, e deri te mbajtëset dhe jastëkët.

Kim nuk i kurseu batutat dhe u tha miqve të saj: “Mos merrni frymë, mos prekni asgjë”. Në avionin e saj do të aplikohet rregulli “pa këpucë” dhe brenda tij do të ketë aksesorë të personalizuar nga linja e Kim, “Skims”. “A nuk do të ishte e këndshme që të kishte pizhama, çorape, batanije dhe shapka në të njëjtën ngjyrë?” – pyeti Kim dhe po, sigurisht është përgjigjja jonë.

Brenda avionit privat të Kim Kardashian!

41-vjeçarja mori në FaceTime edhe të dashurin e saj, Pete Davidson, të cilit i tregoi dhomën e gjumit në pjesën e pasme. “Kemi dy krevatë mbrapa, por ky është në në përmasën king. Është shumë i lezetshëm. Është perfekt”, - tregonte Kim dhe ne s’jemi fare xhelozë.

Artikuj të sugjeruar: