Astro Fun

Një listë me shprehje që të përshkruajnë perfekt ty, si *Virgjëreshë* që je

Shkruar nga Anabel

10 Qershor 2022

Një listë me shprehje që të përshkruajnë perfekt

E kuptuat që nga titulli që po "përkëdhelim", atë shenjën që pret më pak të përkëdhelet dhe që është 24/7 gati për të na korrigjuar: Virgjëreshën! Në këtë artikull mos u përpiqni të analizoni, as të kërkoni për gabime gramatikore. Thjesht shijoni shprehjet që i dedikohen shenjës suaj dhe përpiquni të mos e fshihni buzëqeshjen. S'do të ndodhë asgjë nëse e bëni, jua garantojmë.

1.

"Virgjëreshat janë të besueshme në mënyrë absolute dhe shumë të sinqertë."- Linda Goodman

2.

"Empatia e një Virgjëreshe është e pakufishme dhe shoqërohet gjithmonë me veprime."

3.

"Ai/ajo që ka thënë i pari shprehjen: 'Thjesht dëgjo trupin tënd'- ka qenë shenja e Virgjëreshës. Shprehitë më të bukura të kësaj shenje vijnë nga komunikimi mes trupit fizik dhe shpirtit."

4. 

"Kur ndjen se jeta jote është një kaos, një Virgjëreshë do të pastrojë dhe rregullojë gjithçka."

5.

"Nëse doni të bëni diçka 100% mirë, punësoni një Virgjëreshë për ta bërë."

6.

"Virgjëreshat janë shumë me këmbë në tokë. Gjithashtu shumë selektive dhe perfeksioniste. Tentojnë të jenë kritike ndaj të tjerëve, por në veçanti ndaj njerëzve që duan. Në fund të ditës, janë kritikët e vërtetë dhe më të egër ndaj vetes dhe kjo i përmbledh të gjitha."

7.

"Pranojeni ose jo, është një botë Virgjëreshash!"

8.

"Nuk ka asgjë që një Virgjëreshë nuk do ta bënte për ata që i quan vërtetë miq."

9.

"Sekreti i vërtetë i lumturisë fshihet tek interesi i sinqertë që tregon për detajet e jetës së përditshme. Një Virgjëreshë e bën këtë me mjeshtëri!"

Burimi: Cosmopolitan