Ditët kalojnë dhe marrëdhënia e Kim Kardashian me të dashurin e saj, Pete Davidson duket se po bëhet *goxha* serioze. I kemi parë të dy në tapetin e kuq, në Instagram, me të njëjtën ngjyrë flokësh…Ama, deri tani, Kim nuk e ka pohuar kurrë se “është e dashuruar” me Pete.
Kur u përball me pyetjen “A e dashuron Pete?”, të cilën ia bëri një prej kameramanëve të serialit “The Kardashians”, Kim buzëqeshi vesh më vesh dhe tha “Nuk është puna jote”. Fiks këtë moment, e postoi një fans në Twitter duke thënë “Kimberly është E DASHURUAR lmao është kaq e lezetshme”.
Isn’t it??? She is in LOOOOOVVVEEEE
— Khloé (@khloekardashian) June 10, 2022
Khloé e pa dhe sigurisht replikoi duke thënë: “A nuk është (e lezetshme)??? Ajo është E DASHURUUUUAR.”.
Kim duket shumë e përkushtuar dhe e lumtur në marrëdhënien e saj me Pete, të cilin e njohu në një prej episodeve të “Saturday Night Live”, ku të dy rikrijuan Aladinin (Pete) dhe Jasmine (Kim), në kohën moderne. Asokohe ndodhi edhe një puthje “kinematografike”, e cila krijoi kiminë dhe romancën e duhur.
Artikuj të sugjeruar: