Ndonjëherë, nuk e kuptojmë që kemi të bëjmë me eprorë, kolegë dhe ambient pune toksik. Rutina të rrëmben në vorbullën e vet, ndaj është e vështirë ta identifikosh nëse ambienti ku ti shkon çdo ditë dhe punon është apo jo toksik. Ka disa shenja që e tregojnë këtë, si për shembull:
Tejkalimi i limiteve
Nëse ti ke një limit mbi një shaka, orar, apo diçka që nuk e toleron dhe kolegët apo eprorët e shkelin, po, ke të bësh me një ambient toksik pune.
Kultura e thashethemeve
Nëse në mbledhje, në kafe, në restorant e kudo bëhen thashetheme rreth kolegëve, atëherë na vjen keq, por po punon në një mjedis frustrues.
Kërkesa të shumta, të cilat tejkalojnë pagesën tënde
E ke parasysh atë shprehjen: “Nuk paguhem aq shumë sa ta bëj?”. E gjen veten shpesh duke e thënë me vete? Atëherë e di përgjigjen.
Mungesa e vlerësimit
Nëse gabimet e tua vihen re gjithmonë, por jo arritjet, atëherë eprorët e tu nuk e dinë shumë mirë si funksionon puna jote.
Rezultatet mbi gjithçka
Kur rezultatet janë më të rëndësishme se stresi dhe mirëqenia jote, atëherë duhet të të themi se mjedisi yt i punës ushtron një presion shumë negativ në jetën tënde.
Artikuj të sugjeruar: