High Tech

Meme dhe nostalgji: Reagimet e njerëzve për mbylljen përfundimisht të Internet Explorer

Shkruar nga Anabel

15 Qershor 2022

Meme dhe nostalgji: Reagimet e njerëzve për mbylljen

Microsoft njoftoi se do të mbyllë shfletuesin e vjetër në internet Internet Explorer, 27 vjet pasi u prezantua për herë të parë në vitin 1995.

Duke nisur nga dita e sotme (15 qershor) Internet Explorer do çaktivizohet dhe përdoruesit do të ridrejtohen në shfletuesin Edge të Microsoft.

Internet Explorer ishte “porta” e internetit për njerëzit e lindur para gjeneratës Z, në një epokë kur Microsoft dominonte botën e teknologjisë, përpara Google, Facebook dhe TikTok. Microsoft dominoi tregun për shkak të vendosjes të softuerit si pjesë e sistemit operativ Windows.

Internet Explorer ishte shpesh i ngadaltë dhe konkurrenca bëri që njerëzit të përdornin shfletues të tjerë më të shpejtë, si Firefox i Mozilla-s apo më vonë Google Chrome.

Megjithatë, pavarësisht rënies graduale të Internet Explorer, ai ende njihet fort në mbarë botën. Një sondazh të Komisioni Australian të Konkurrencës dhe Konsumatorit në shtator 2021 zbuloi se shfletuesit për të cilët njerëzit ishin më të vetëdijshëm ishin Google Chrome (95%), i ndjekur nga Internet Explorer (85%), Firefox (81%), Apple Safari (80% ) dhe Edge (69%).

Reagimet e njerëzve janë një përzierje e humorit dhe nostalgjisë.

"Faleminderit për kujtimet."

"Lamtumirat nuk janë kurrë të lehta."

"Përdoruesit e viteve '90."

"Internet Explorer do të mbyllet përfundimisht nga Microsoft pas 27 vitesh. Faleminderit që na ndihmove të shkarkojmë shfletues të tjerë."

"Internet Explorer do të dalë në pension nesër (15 qershor 2022). Nëse jeni ende duke përdorur këtë shfletues, me siguri do ta merrni këtë lajm në 500 vitet e ardhshme."

"Pse ndihem personalisht përgjegjës për mbylljen e Internet Explorer?"