Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

25 Qershor 2022

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Vendimi për heqjen e ligjit të abortit: Joe Biden fajëson Donald Trump 

Presidenti i SHBA gjatë një deklarate për shtyp pas vendimit të Gjykatës së Lartë të vendit në lidhje me abortin, e quajti 24 qershorin si "ditë të trishtuar për Amerikën". 

Sipas vendimit nuk ka më të drejtë kushtetuese për të pasur akses me abortin në vend dhe çdo shtet individual tani do të vendosë nëse procedura do të lejohet të kryhet apo jo. 

“Shëndeti dhe jeta e grave në këtë komb tani janë në rrezik. Unë besoj se Roe v Wade ishte vendimi i duhur për sa i përket ligjit kushtetues dhe zbatimit të së drejtës themelore për privatësi dhe liri. Ishin tre gjyqtarë të emëruar nga një president, Donald Trump, në thelb të vendimit të sotëm për të ngritur shkallën e drejtësisë dhe për të eliminuar një të drejtë themelore për gratë në këtë vend."-u shpreh ai. 

Biden e quajti vendimin "realizim të një ideologjie ekstreme" dhe "gabim tragjik" nga ana e gjykatës, duke shtuar se do të bënte gjithçka për të mbrojtur të drejtat e grave.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Danimarka vendos taksën e karbonit

Në parlamentin danez u miratua dje një taksë e re karboni, më e larta në Europë. Kjo taksë do të paguhet nga kompanitë në sistemin europian të tregtimit të emetimeve dhe ato jashtë tij.

Taksën e re qeveria daneze e sheh si çelësin për arritjen e objektivit për reduktimin e gazeve serë deri në vitin 2030 me 70% nga nivelet e vitit 1990.

Deri në fund këtij 10 vjeçari  kompanitë në sistemin evropian të licencimit do të paguajnë 1.125 korona daneze (150 euro) për një ton dioksid karboni të emetuar.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Tragjedi në një "gay-bar" të Oslo-s: 2 viktima dhe 14 të plagosur

Gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës, 2 persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur në atë që njihet si club-i më i madh i lesbikeve dhe homoseksualëve në Oslo, Norvegji. Autoritetet ia dolën menjëherë të arrestonin të dyshuarin kryesor vetëm pak minuta pas ngjarjes e ndërsa dëshmitarët tregojnë se autori i kishte të qarta qëllimet në momentin kur qëlloi.

Sipas atyre që ishin të pranishëm në momentin e të shtënave, autori ka mbërritur me një çantë, nga e cila ka nxjerrë një armë dhe ka filluar të qëllojë, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e këtij sulmi. Disa prej të plagosurëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Klinikat e abortit kanë nisur të mbyllen pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Një numër i madh klinikash mjekësore kanë nisur të mbyllin dyert pas vendimit të Gjykatës së Lartë amerikane, që i heq të drejtën grave për të abortuar. 

Rreth gjysma e shteteve pritet të vendosin kufizime ose ndalime të reja pasi gjykata rrëzoi vendimin e saj 50-vjeçar Roe v Wade që i jepte grave të drejtën për të zgjedhur nëse duan ta vazhdojnë shtatzëninë e tyre apo jo.  

Në Phoenix, Arizona, policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndar protestuesit e revoltuar. Në Los Angeles gjithashtu bllokuan për pak kohë trafikun në autostradë.

Në një klinikë aborti në Little Rock, Arkansas dyert e zonës ku pacienti prej u mbyllen sapo opinioni i gjykatës u publikua zyrtarisht. Stafi i klinikës u detyrua të njoftonte gjithë pacientet për t'i thënë se takimet e tyre janë anuluar.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Burimi: BBC, CNN