Fifi pasi lexoi dhe dëgjoi gjithë reagimet e njerëzve online pas deklaratës së saj të dashurisë për Adisin, ndjeu se duhet të jepte shpjegime për shprehinë "më fal që nuk u ruajta për ty".
Në videon e publikuar në Instagram, këngëtarja sqaron se deklarata e saj e dashurisë nuk është kuptuar drejt nga njerëzit dhe Zhaklina, të cilës i referohet specifikisht edhe reagimin e saj.
Sipas saj, "ruajtja e vetes" nuk kishte lidhje me jetën seksuale, por paska qenë më e thellë se kaq.
"Futem dhe shoh se ia kam shpifur një gruaje pse kam thënë ‘Më fal se nuk jam ruajtur për ty’. Jam e fortë si grua, por edhe gruaja ka nevojë për një mashkull. Burri është natyrë e fortë. Jam njeriu më i lumtur dhe i bekuar në botë që e kam në krahë dhe nuk më lë të bie kurrë. Nuk iu thash vajzave të ruhen për personin që ëndërrojnë, por thash për veten pse kam dhënë deklarata më shumë seç duhet e kam bërë gabime dhe nuk jam ruajtur publikisht. Të jetë ai njeriu i parë për të cilin shkruajnë mediat.
Më fal që nuk e ruajta veten për mos me dhënë deklarata poshtë e lart për njerëz të gabuar, më fal që nuk e ruajta veten dhe thashë fjalë më shumë se ç'duhet në media, më fal që nuk e ruajta veten jo për historitë e mia, jo për të kaluarën time, se e kaluara më ka bërë personin që jam sot, por më fal që nuk kam qenë njeri më i rezervuar dhe e kam dhënë gjithcka haptazi.
Edhe jam edhe nuk jam e lumtur që jam kështu si jam, i tregoj gjërat e drejtpërdrejta, por kur më fyejnë tek puna dhe njeriu i dashur nuk e di se çfarë jam në gjendje të bëj. Por, prapë nuk po e shaj dhe nuk po i them asgjë të keqe. Ndoshta Zhaklina nuk e ka përjetuar dashurinë kurrë dhe nuk na kupton kur flasin për dashurinë.
Ndoshta iu duhet vëmendja ime për ndjekës se deri tani kam çuar plot njerëz nga varri dhe u dashka të çohen edhe të tjerë. Ja Zhaklinë ku e ke."- dëgjohet të thotë Fifi.
View this post on Instagram
Me pak fjalë, jeni keqkuptuar. Prapë, fajin e ka shqipja, jo Fifi!