Social Buzz

Tani, njerëzit mund t'ju bëjnë pyetje anonime në Instagram dhe ju t'u përgjigjeni: Ja se si!

Shkruar nga Anabel

25 Qershor 2022

Tani, njerëzit mund t'ju bëjnë pyetje anonime në
Photo Credits: Esquire Middle East

Nëse e mbani mend site-n, ask.fm, ku ti krijoje një llogari dhe njerëzit mund të pyesnin apo shkruanin ç'të donin në anonimitet të plotë, diçka e ngjashme po ndodh edhe tani me aplikacionin NGL. 

Ky është një aplikacion, ku ju mund të merrni ose edhe të bëni pyetje anonime për përdoruesit e Instagram. Përgjigjet kthehen pikërisht në story-t e Instagram. 

Aplikacioni synon të mbajë privat identitetin e përdoruesve dhe nuk zbulon emrat e tyre të vërtetë.

Krijuar nga një grup zhvilluesish në Kaliforni, NGL u lançua në nëntor 2021, por vetëm kohët e fundit është në qendër të vëmendjes.

Mënyra se si funksionon aplikacioni është shumë e thjeshtë. Pas shkarkimit dhe hapjes së aplikacionit, do shkruani emrin e llogarisë suaj të Instagram. Linku-n e krijuar, do e kopjoni dhe do e postoni në story. 

Prej aty, njerëzit mund të klikojnë mbi link dhe t'ju bëjnë pyetje (dhe jo vetëm).

NGL qëndron për "Not Gonna Lie" (Nuk do gënjej), edhe pse kur je anonim, në fakt, mund të thuash ç'të duash, për fat të keq ose jo.