Motivim

Ç’është teknika “pomodoro” dhe pse duhet ta aplikosh në shkollë/ punë?

Shkruar nga Anabel

30 Qershor 2022

Ç’është teknika “pomodoro” dhe pse duhet ta

Teknika “pomodoro” është një metodë e suksesshme që ka të bëjë me rritjen e nivelit të produktivitetit, për të përmbushur një detyrë të caktuar. Fillimisht u zhvillua nga Francesco Cirillo në fund të viteve ’80 dhe më pas, u aplikua edhe në shkollat e biznesit në Romë. Emri e ka origjinën nga “pomodoro” (në italisht “domate”), pasi ora e parë që përdori Cirillo ndodhej në kuzhinë dhe kishte formën e një domateje.

Kjo teori konsiston me vendosjen e orareve fikse për kryerjen e detyrës, por edhe për të marrë pushime midis, të cilat nxisin kreativitetin.

Ç’të duhet për ta aplikuar? Një laps, një letër dhe një orë me alarm.

Hapat janë:

Zgjidh një detyrë që do ta përmbushësh.

Vendos alarmin për 25 minuta.

Puno me detyrën derisa të bjerë alarmi.

Merr një pushim të shkurtër, 5-10 minuta.

Puno sërish për 25 minuta.

Pas 3-4 përsëritjesh, merr një pushim më të gjatë, rreth 20-30 minuta.

Kështu, do të jesh në gjendje të pushosh dhe të rikarikosh mendjen tënde. Produktiviteti dhe energjia do të rritet, rezultatet do të jenë të kënaqshme dhe ti do të jesh i/ e lumtur.