Lindsay Lohan është zyrtarisht e martuar! Ajo dhe partneri i saj Bader S Shammas janë kurorëzuar në fshehtësi të plotë pak muaj pasi shpallën publikisht fejesën në nëntor të vitit të shkuar.
Ndërkohë, në postimin e fundit me partnerin e jetës, ylli i filmave shkruan:
"Jam gruaja më me fat në botë. Ti më gjete dhe e dije që unë po kërkoja të gjeja lumturi dhe mirësi në të njëjtën kohë. Jam shumë e lumtur që je im shoq. Jeta ime dhe gjithçka imja. Të gjitha gratë duhet të kështu si unë çdo ditë të jetës."
Të gjithë ngecën tek fjala "bashkëshort". Kur u bë bashkëshort? A ka një dasmë sekrete? Kur ndodhi dasma dhe pse bota nuk mësoi kurrë asgjë?
View this post on Instagram
Ndonëse në fillim ishin thjesht zëra që aludonin për martesën e dyshes, përfaqësuesi i aktores ka konfirmuar së fundmi se po, Lindsay dhe Bader Shammas janë zyrtarisht burrë dhe grua.
Që prej fillimit të 2021-it, burime pranë aktores bënë me dije se Lindsay është më e dashuruar se kurrë me partnerin e saj Bader dhe rrethi i tyre i ngushtë e dinin se martesa ishte thjesht çështje kohe për 34-vjeçaren.
Burimi: Cosmopolitan