Instagramming

Negin Mirsalehi, nënë për herë të parë: Blogerja zbulon emrin e bebit

Shkruar nga Anabel

14 Korrik 2022

Negin Mirsalehi, nënë për herë të parë: Blogerja

Blogerja Negin Mirsalehi dhe partneri i saj prej kohësh, Maurits Stibbe, u bënë prindër për herë të parë.

“Sam Eduard Stibbe Mirsalehi. Asgjë nuk krahasohet me këtë dashuri,” shkruan ajo në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Negin Mirsalehi (@negin_mirsalehi)

Në qershor të vitit të kaluar, teksa ishin në pushime në Itali për të festuar 15-vjetorin e lidhjes së tyre, Maurits i propozoi për martesë. Ata jetojnë në Amsterdam.

“Një vit e pak më parë ishte ndoshta një nga periudhat më sfiduese që kemi kaluar. Na thanë se do të ishte shumë e vështirë që të mbetesha shtatzënë. Pra, është bebi ynë i vogël mrekullibërës dhe jemi jashtëzakonisht mirënjohës,” shkroi ajo në Instagram në janar, kur zbuloi se ishte në pritje të ëmbël.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Negin Mirsalehi (@negin_mirsalehi)

Negin e nisi karrierën si blogere dhe më pas u shndërrua në një influencer të njohur të mbarë botën për flokët e adhurueshëm dhe stilin e identifikueshëm. Ajo dhe partneri i saj të dy kanë themeluar markën për produkte për flokët, Gisou.