
Photo Credits: Warner Bros
Në vitin 2009 u publikua filmin "Orphan" (Jetimja), që tregonte historinë një çifti që birëson një vajzë nëntë vjeçare, e cila nuk ishte "fëmija" që pretendonte.
Filmi ka marrë komente të ndryshme nga kritikët dhe aktualisht admirohet si një film unik horror psikologjik.
Isabelle Fuhrman luan rolin e Esther dhe performanca e saj është një pikë e fortë e filmit.
Këtë vit, "jetimja" rikthehet sërish me "Orphan: First Kill", një film i dytë që do të eksplorojë origjinën e Esther. Roli kryesor do të luhet nga po e njëjta aktore dhe filmi do të përdorë teknika kreative për ta bërë aktoren tani 25-vjeçare, të duket sërish si një fëmijë.