Bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin, dorëzoi kërkesën për divorc pasi mësoi se gruaja e tij e tradhtoi me Elon Musk - kompania e makinave elektrike e të cilit u mbështet nga Brin gjatë krizës financiare të vitit 2008, sipas një raporti të fundit.
Dy titanët e teknologjisë ishin miq prej kohësh. Elon Musk ka thënë se për vite me radhë ai “përplasej” rregullisht në shtëpinë e Brin në Silicon Valley – por pastaj u përplas me Nicole Shanahan vitin e kaluar, raporton Wall Street Journal.
Brin dhe Shanahan ishin të ndarë, por ende jetonin së bashku në kohën e lidhjes në dhjetor, tha një person i afërt i saj për Wall Street Journal.
Brin, i cili ka një pasuri prej 90 miliardë dollarë, bëri kërkesë për divorc në janar, duke përmendur "dallimet e papajtueshme". Vendimi erdhi disa javë pasi Brin zbuloi se Shanahan ishte lidhur me njeriun më të pasur në botë, thanë për Wall Street Journal njerëz të njohur me këtë çështje.
Brin urdhëroi gjithashtu këshilltarët financiarë që të likuidonin investimet e tij në kompanitë e ndryshme të Musk në mes të tensionit në rritje mes miliarderëve, thanë burimet.
Në vitin 2008, Brin i dha Musk një fond $500,000 për Teslën, kur kompania po përpiqej të rriste prodhimin në mes të krizës së vitit 2008.
Avokati i Brin nuk pranoi të komentojë. As Nicole Shanahan nuk ka reaguar.