Celebrity

Videoja virale: Maluma ndërpret koncertin për të nxjerrë jashtë dy vajza, por pse?!

Shkruar nga Anabel

25 Korrik 2022

Videoja virale: Maluma ndërpret koncertin për të nxjerrë
Photo Credits: Google Images

Maluma ka vazhduar "World Tour Papi Juancho" në Europë. Edhe pse eksperienca ka qenë e shkëlqyer për këngëtarin kolumbian, gjatë koncertit të tij në Chiclana të Spanjës, gjërat dolën jashtë kontrollit kur dy fanse filluan të grinden.

Në videon virale, Maluma ndërpret koncertin për pak sekonda dhe kërkon që vajzat të largohen.

"Prisni..Shiko, nuk e kam idenë se si quhen, por ato që u zunë duhet të largohen nga koncerti im, bye bye", tha këngëtari.

Maluma vazhdoi duke u kërkuar "të dalin jashtë" dhe duke thënë se "këtu ka vetëm energji pozitive".

"Banorët e Chiclana janë 'plot art, njerëz të talentuar dhe të bukur."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Moises Salce (@moisessalce)

Burimi: Hola