Celebrity

Si rrallëherë, Kate Moss flet për anën 'e dhimbshme' të karrierës së saj

Shkruar nga Anabel

26 Korrik 2022

Si rrallëherë, Kate Moss flet për anën 'e

Një nga modelet më të famshme, Kate Moss si rrallëherë ka folur gjatë një interviste për karrierën e saj dhe ditët e errëta në botën e pasarelave. 

Moss e cila në 2010-ën tha për revistën T se "urren të flasë për median" dhe se kur ishte më e re "sëmurej sa herë shqetësohej për diçka"- foli hapur në podcast-in e BBC, Desert Island Discs për eksperiencën "e dhimbshme" brenda asaj industrie. 

"Ka patur raste që kanë përfituar nga ndjeshmëria ime. Kam qenë e re dhe e pafajshme."- tregon Kate duke shtuar se herë pas here, fotografët e detyronin të tregonte më shumë lëkure nga ç'e bënte atë të ndihej rehat- përfshi këtu dhe të dalat topless. 

Si përfaqësuese e trendit famëkeq të viteve '90-të "heroin chic", Moss tha se shpesh e kanë akuzuar pa të drejtë.

"Unë s'kam qenë kurrë anoreksike, kurrë në jetën time nuk kam marrë heroinë. Kam qenë gjithmonë e dobët sepse nuk ushqehesha në setet fotografike apo shfaqjet e modës. Gjithmonë kam qenë kështu. I kërkoj falje të gjithë njerëzve që kam zhgënjyer nga sjellje ime, sjellje që kanë ndikuar për keq në familjen time, në shoqëri, tek kolegët apo bashkëpunimet që kam pasur. Marr përgjegjësi të plotë për veprimet e mia. Gjithashtu më duhet të pranoj se kam disa çështje personale që i kam identifikuar dhe pavarësisht sa e vështirë është, kam nisur të marr disa hapa të vegjël për t'i zgjidhur."- vazhdoi ajo. 

Gjatë intervistës, Moss u ndal edhe tek roli i saj në gjyqin e famshëm të Johnny Depp, ku tha se "duhet ta thoshtë patjetër të vërtetën" dhe se Johnny " nuk e shtyu kurrë nga ato shkallë".

Burimi: CNN