Nëse keni hapur Instagramin kohët e fundit dhe keni vënë re më shumë Reels në kryefaqe ose më pak angazhim në postimet tuaja dhe keni ndjerë se platforma ka filluar të duket si TikTok, nuk jeni vetëm. Personi i dytë më i ndjekur i aplikacionit është dakord.
Kylie Jenner publikoi një foto të një përdoruesi tjetër në Instagram Stories, ku kërkohet që Instagram të jetë si dikur.
“Bëjeni Instagramin Instagram sërish. Mjaft u përpoqët të jeni TikTok! Thjesht dua të shoh foto të lezetshme të miqve të mi.” – shkruhet në postim.
Motrat e famshme Kylie Jenner dhe Kim Kardashian kritikuan Instagramin duke i kërkuar aplikacionit të ndalojë imitimin e rivalit TikTok.
Mark Zuckerberg, CEO i Meta, që zotëron Facebook dhe Instagram, i ka dhënë përparësi videove të shkurtra, një treg ku TikTok dominon. Njerëzit duken të pakënaqur me ndryshimet e Instagram, dikur një platformë që i dha përparësi fotove. Për më tepër, ndryshimet e fundit - ekranit i plotë në video dhe lajmet e javës së kaluar se pothuajse të gjitha videot e reja të postuara në Instagram do të bëhen automatikisht Reels – i kanë dhënë më shumë shtysë zemërimit të përdoruesve.
Jenner dhe Kardashian janë të dyja personazhe me shumë me ndikim në rrjetet sociale dhe ndoshta Meta i merr në konsideratë ankesat e tyre (dhe të njerëzve të tjerë). Në vitin 2018, Kylie-t nuk i pëlqeu dizajni i ri i Snapchat dhe shkroi në Twitter se nuk e përdor më aplikacionin. Aksionet e Snap humbën afërsisht 1.3 miliardë dollarë në vlerë gjatë ditës në vijim.