KORONAVIRUS

Covidi i gjatë: Studimi zbulon simptoma të tjera, si humbja e flokëve, mosfunksionimi erektil etj

Shkruar nga Anabel

27 Korrik 2022

Covidi i gjatë: Studimi zbulon simptoma të tjera, si humbja e

Covidi i gjatë – simptomat që ka një individ edhe disa javë dhe muaj pasi është shëruarnga infeksioni – shpesh shoqërohet me lodhje të vazhdueshme. Megjithatë, një studim i ri ka zbuluar se grupi i simptomave të lidhura me sëmundjen është më i gjerë se sa mendohej më parë.

Së fundmi, u zbulua se të sëmurët prej kohësh me Covid-19, ndër simptomat e tjera, kanë vuajtur nga rënia e flokëve dhe humbja e dëshirës seksuale, si dhe nga mosfunksionimi erektil te meshkujt.

Për hulumtimin, studiues të Universitetit të Birgminamit përdorën të dhënat anonime shëndetësore të rreth 2.4 milionë njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar.

Disa nga simptomat e zakonshme deri më tani nuk janë lidhur gjerësisht me Covidin e gjatë, duke përfshirë mosfunksionimin erektil, humbjen e dëshirës seksuale, rënien e flokëve dhe teshtitjen. Gjetje të tjera befasuese përfshijnë amnezinë (humbje e kujtimeve, siç janë faktet, informacionet dhe përvojat), apraksinë (paaftësinë për të kryer lëvizje ose veprime të njohura), halucinacione dhe ënjtje të gjymtyrëve.

Covidi i gjatë është përshkruar si një “pandemi brenda pandemisë”, ku disa studime sugjerojnë se deri në 40% e të infektuarve me Covid-19 mund të kenë simptoma të vazhdueshme shumë kohë pas sëmundjes fillestare.

Simptomat më të zakonshme të Covidit të gjatë janë:

- lodhje
- gulçim
- dhimbje ose shtrëngim në gjoks
- probleme me kujtesën dhe përqendrimin ("mjegull truri")
- vështirësi në gjumë (insomnia)
- probleme me rrahjet e zemrës
- marramendje

Burimet: Nature Medicine, CDC