Marredhenie

Ku qëndron problemi nëse jemi shoqe/shokë me ish-at e partnerëve?

Shkruar nga Anabel

28 Korrik 2022

Ku qëndron problemi nëse jemi shoqe/shokë me ish-at e

Dilema është e vjetër sa vetë jeta: A mund dhe a duhet të kemi raporte të mira (ose miqësi) me ish-të dashurat e partnerit aktual? Teksa e lexoni kështu, me siguri para syve ju vjen një situatë e sikletshme, por e vërteta mund të jetë komplet ndryshe. Historia ka treguar se po, edhe mund të jesh mikeshë me ish-in e bashkëshortit, të kesh zero ndjesi negative dhe njëkohësisht të jesh e lumtur krah tij. 

Po ekspertët ç'thonë?

Marrëdhëniet mes njerëzve janë komplekse dhe nuk mund të jepet një përgjigje në mënyrë të prerë. Gjithçka varet nga situata në të cilën ndodheni. 

1. "S'ka asnjë problem për aq kohë sa është pozitive dhe e shëndetshme"

Kini parasysh të mbani në jetën tuaj vetëm njerëz që janë të shëndetshëm emocionalisht dhe pozitivë. Nëse marrëdhënia juaj me ish-in e të dashurit është e tillë, nuk ka asgjë të keqe që do t'ju dëmtonte apo lëndonte në të ardhmen. S'është nevoja të bëni asnjë lloj krahasimi sepse nuk ka vend për diçka të tillë. Do të ishte paragjykuese dhe mungesë respekti për ty dhe partnerin tënd nëse do të filloje të kërkoje informacione, apo të krahasoje raportet kur gjërat qartazi kanë përfunduar. 

2. "Nëse ato janë gjithashtu miq të mirë me partnerin tuaj"

Miqësia me ish-at e tij/saj varet edhe nga niveli i rehatisë apo natyra e lidhjes që kanë ata tani. Nëse partneri yt dhe ish-partnerja e tij kanë patur një lidhje rastësore ose më shumë platonike dhe s'kanë menduar kurrë për një rikthim tek njëri-tjetri, s'ka asgjë nëse zgjedh të kesh miqësi me to. Eshtë më mirë ta pranosh si fakt, si diçka që ka ndodhur sesa ta luftosh. Nëse ish-at janë tani shoqet e tij do të jenë pjesë e jetës tuaj në çift, prandaj mos e vini partnerin në një situatë të vështirë zgjedhjeje. Do të jeni më në paqe nëse të tre ju bëni një përpjekje për të ruajtur marrëdhënie korrekte dhe pse jo shoqëri. Në fund të ditës, dilni të gjithë të fituar.

3. "Vetëm nëse fëmijët janë  të përfshirë"

Nëse bëhet fjalë për një ish-bashkëshorte me të cilën partneri yt ka dhe fëmijë, është e nevojshme të përpiqeni për një raport të shëndetshëm. Ndoshta s'do të jeni shoqe të ngushta, por për qetësinë e të gjithëve do t'ju duhet të bëni përpjekjet tuaja për të shkuar mirë. Partneri do ta vlerësonte. 

4. "Për aq kohë sa të gjithë janë të shëruar, s'ka asnjë problem"

Nëse ish-at e tij e kanë kaluar komplet fazën e ndarjes dhe qartazi nuk kanë asnjë plagë apo zemër të thyer nga ajo marrëdhënie, do të ishte ok të kishit një raport me to. Nëse bëhet fjalë për një ish- të fiksuar, të lënduar apo ende të dashuruar, vraponi! Nëse mes tyre s'ka ndodhur asgjë me rëndësi apo pasoja, s'ka asgjë për të shmangur komunikimin.

5. "Varet nga situata të caktuara"

Një tjetër ekspert thotë se mund të jeni miq me ish-at e të dashurëve nëse: 1- Partneri juaj nuk e ka problem. 2- Nuk ka asnjë ndjesi gare apo xhelozie në atë lloj marrëdhenieje. 3- Nëse qëllimet e tua janë 100% të pastra. 

Në të kundërt qëndroni larg! 

6. "Nëse është e domosdoshme"

Në përgjithësi duket super ide e mirë nëse do të ishim shokë me gjithë ish-partnerët e partnerit aktual. Gjërat do të ishin më të thjeshta dhe askush s'është armik me askënd, por jeta ka treguar që në të shumtën e raste s'është kështu. Mund të ruani një raport korrekt me to nëse ju punoni në të njëjtin vend pune, jeni fqinj apo përditshmëria ju përball shpesh. Pra nëse do t'ju duhet ta shihni shpesh njëra-tjetrën e mira është të tregoni qytetari. 

7. "Qëndroni larg për të shmangur konkurencën"

Një tjetër ekspert mendon se nëse partneri yt nuk ka fëmijë me ish-in është më mirë të mos bëheni shokë/shoqe me to. Kjo sepse ka gjasa që një ish ta përdorë historinë për t'u futur në garë me ty apo për të të shkaktuar probleme në lidhjen  tënde. Nëse mbani distancë do të jeni më të lumtur. 

8. "Varet nga historiku i partnerit"

Që do të thotë se ka shumë rëndësi lloji i marrëdhënies që partneri ka patur me ish-in. Disa ish-a mund të kenë qenë për shumë gjatë në jetën e tyre dhe vetëm sepse janë ndarë s'do të thotë që ndjenjat u zhdukën. Ti duhet të jesh në gjendje të analizosh nëse ndjesitë e tij romantike janë zhdukur dhe nëse gjithçka ka mbetur është miqësia. Nëse arrin në një përfundim të tillë, duhet të përpiqesh të kuptosh rëndësinë që ka për partnerin tënd të kesh marrëdhënie të mira me ish-in e tij (tashmë shoqe). 

Kjo, vetëm nëse ai të tregon dhe (reflektohet dukshëm) që s'ka asgjë më shumë se miqësi mes ish- çiftit.

Burimi: Bustle, Psychology Today