Gwyneth Paltrow tregoi se pse mendoi se shitja e qirinjve me aromë vagine ishte një ide e mirë.
Aktorja tërhoqi vëmendje në mbarë botën kur zbuloi se kompania e saj, Goop, do të shiste qirinj me emrin "Kjo ka aromë si vagina ime". Kuptohet që njerëzit ishin të shokuar, duke marrë në konsideratë që shumica e blerësve do të dëshironin që shtëpia e tyre të kishte erë vanilje ose luleshtrydhe. Të mendosh një shtëpi që mban aromën e zonën gjenitale të një gruaje është e çuditshme.
Por Paltrow mendon se është fuqizuese. “Ky qiri është me të vërtetë provokim për të thënë, ‘Është e mahnitshme të jesh grua në çdo aspekt”, shpjegoi ajo për emisionin “Today”. "Është e mahnitshme të kesh atë lloj pushteti dhe ti e meriton ta kesh.”
Krijimi i qirinjve filloi si një shaka mes parfumerierit Douglas Little dhe Paltrow. Pastaj qirinjtë evoluan “në një aromë qesharake, të mrekullueshme, seksi dhe të papritur.”
Pra, çfarë arome kanë spcifikisht qirinjtë “me aromë vagine”? Epo, sipas Gwyneth -it, është një përzierje e barbarozës, bergamotit, kedrit dhe trëndafilit Damask.
Pra, është thjesht një parfum…me një lojë marketingu pas. :)
- 10+ parfume që i tërheqin njerëzit (dhe komplimentet) si magnet!
- Të prezantojmë me parfumet e preferuara të disa prej V.I.P-ave
- Disa parfume shumë të mirë për vajza dhe gra
- Mos ndoshta ju ka skaduar parfumi?
- Nëse pëlqeni aromën e vaniljes, kokosit, jaseminit etj., këto parfume do t’i adhuroni
- Test: Çfarë arome parfumi je?