Instagramming

Nisur nga urimi i Orindës për Turin: Pse bëjmë gjumë më të rehatshëm pranë partnerit/es?

Shkruar nga Anabel

28 Korrik 2022

Nisur nga urimi i Orindës për Turin: Pse bëjmë gjumë

Orinda Huta dhe Turjan Hyska festuan 5-vjetorin e martesës dhe urimi i Orindës ishte shumë i bukur dhe i veçantë: "#happyanniversary #mylove #5" (#Gëzuarpërvjetorin #dashuriaime #5), shkroi ajo me hashtags dhe më pas shtoi: "Pas 15 vitesh akoma bëj gjumin më të ëmbël vetëm pranë teje".

Nisur nga urimi i Orindës për Turin: Pse bëjmë gjumë
@orindahuta/ Instagram

*Turi dhe Orinda kanë 15 vite së bashku dhe 5 vite të martuar. Ata janë prindër të një vajze.

Pas këtij urimi të ëmbël, natyrshëm na lind pyetja "pse flemë më rehat pranë partnerit/es" dhe fatmirësisht, përgjigjen na e jep shkenca.

Të flesh me partnerin/en ka disa përfitime shumë pozitive, pasi reduktohet insomnia, depresion, stresi dhe të zë gjumi më shpejt.

Një ekip nga Universiteti i Arizona-s studioi dhe analizoi lidhjen mes gjumit, ndarjen e shtratit dhe shëndetit mendor. Hulumtimet e tyre treguan se kur të rriturit ndajnë shtratin me një partner/e romantik/e janë më të lumtur se kur flenë vetëm.

Personat që flenë me partner/e, vuajnë më pak nga depresioni, ankthi, janë më të kënaqur me jetën në përgjithësi, si dhe arrijnë të ndërtojnë lidhje më të shëndetshme.

Pra, gjumi më i qetë bëhet me personin që do.

Artikuj të sugjeruar: