“Po vjen Era Mozz” shkroi Mozzik për të prezantuar projektin e ardhshëm me Era Istrefin, por duket se era iku shpejt, sepse kënga u anulua.
Vendimin e bëri të ditur Mozzik përmes një postimi në Instagram, pa dhënë detaje të mëtejshme për arsyen e mospublikimit të këngës.
“Projekti me Era Istrefin anulohet. Ju kërkoj falje të gjithëve për pritjen! Shihemi shumë shpejt me projekte të reja!” – shkroi reperi.
Nga ana tjetër, Era nuk ka reaguar. Të dy këngëtarët, të cilët nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, kanë fshirë edhe postimin promovues të këngës. Në disa komente, njerëzit shkruajnë se mund të jetë thjesht lojë. Pra, strategji marketingu, por kjo për momentin është e paqartë.
Shpresojmë të mos kenë sjellë ters “vathët e Dafinës”.